Shkarkimi i Çuçit dhe emërimi i Ballës si MB, reagon Gazment Bardhi

0

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe emërimin në vendin e tij të Taulant Ballës.

Përmes postimit të tij në Twitter, Bardhi u shpreh se dihet botërisht se Ministrat e Brendshëm emërohen për të luftuar krimin e organizuar, por sipas tij vetëm në qeverinë e Edi Ramës ndodh që emërohen për të forcuar dhe konsoliduar lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes.

“Botërisht dihet që Ministrat e Brendshëm emërohen për të luftuar krimin e organizuar. Vetëm në Qeverinë e Edi Ramës ndodh që emërohen për të forcuar dhe konsoliduar lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes! Akti i sotëm i Edi Ramës është shumëfish më i rëndë sesa vetë ngjarja që solli shkarkimin e merituar të ish Ministrit Çuçi! Dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit!“, shkruan Bardhi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu