Shkarkohet nga detyra kryebashkiaku, Gjykata Kushtetuese shtyn seancën (Arsyeja)

0

 

Ditën e sotme pritej të mbahej seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila, nga kryeministri Edi Rama në vitin 2019. Seanca është vendosur të shtyhet për shkak një kërkesë të bërë nga pala paditëse.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin e kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila, pas kërkesës të bërë nga ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, se ky i fundit po tentonte bllokimin e procesit të mbajtjes së zgjedhjeve lokale përmes djegies së KZAZ-së.

Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendimin përfundimtar nëse shkarkimi i kryeministrit Rama ka qenë në përputhje të Kushtetutës apo në shkelje të autonomisë së pushtetit lokal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu