Shkatërrohet banda kriminale , 4 persona në pranga

0

 

4 persona janë janë arrestuar në Shkodër dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi janë kapur me lëndë narkotike dhe armë zjarri.

Policia bën me dije se në finalizimin e operacionit policor të koduar “Perash”, në pranga kanë rënë Artan Marku, Gëzim Sufaj, Drilon Halilhakaj dhe Dodë Frroku.

Po ashtu janë sekuestruar 20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 2000 fara kanabis, një armë zjarri pistoletë, dy automjete dhe 5 aparate celular

Shërbimet e Policisë kishin marrë informacioneve në rrugë operative se tre nga të arrestuarit në fshatin Grudë Fushë, Malësi e Madhe, kishin bërë gati lëndën narkotike për ta shitur.

Operacioni ka vijuar me goditjen e një tjetër tentative për shitje të fareve të kanabisit, si rezultat i të cilit është kapur dhe vënë në pranga shtetasi Dodë Frroku, 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër, të cilit shërbimet e Policisë gjatë kontrollit i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2000 fara të dyshuara kanabis dhe 2 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Keywords: Infowebtv, Shoker, droge, arme, arrestime

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu