Shkëlzen Berisha pas daljes nga SPAK: Dëshmova se nuk kam asnjë lidhje, Prokuroria pas 15 vitesh deklaron se…

0

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha është paraqitur këtë të enjte në SPAK.

Pas marrjes në pyetje, Shkëlzeni për mediat ka refuzuar të japë detaje rreth çështjeve që është pyetur.

Nga raportimet nga organi i akuzës, mësohet se Shkëlzen Berisha do të merret në pyetje nga SPAK për çështjet e privatizimit të “Kompleksit Partizani” dhe çështja e Gërdecit, ndërsa vetë ai tha se i kërkoi prokurorisë që të flasë për kaligrafinë.

‘Më bën përshtypje fakti se e njëjta prokurori para 15 vitesh ka deklaruar publikisht se nuk e ka parë të arsyeshme thirrjen time. Sot pas 15 vitesh mendojnë se mund të kenë dijeni. Shpjegimi është se nuk kam asnjë lidhje me këtë. I thashë prokurorëve që nuk kam asnjë lidhje me këtë. Mendoj që pa diskutim prokuroria duhet të thotë se e kujt është kaligrafia. Unë ia thashë pa diskutim se duhet ta gjeni se kujt i përket nëse nuk është falsifikim. Në momentin që unë hy në ministrinë e Drejtësisë nuk do të thotë që unë marr vendime mbi VKM-të. Nuk kemi folur në lidhje me çështjen e Gërdecit por lidhej me diskutime familjare. Nuk mund të them nëse është trajtuar si duhet ose jo çështja e Gërdecit’, tha ai.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu