Shkoi për shembjen e ndërtesës, qëllohet me armë zjarri në bark punonjësi i IMT-së në mes të Tiranës (EMRAT)

0

Një punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtes së Territorit është plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se punonjësi i IMT-së Ilirjan Gavelli është plagosur gjatë detyrës, pasi kishte shkuar për të zbatuar një vendim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryqëzimin mes rrrugëve “Todi Shkurti” dhe “Kristaq Capo”.

Policia bën me dije se ka arrestuar autorin e plagosjes, shtetasi Qani Muça.

“Rreth ores 17:30, në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, një shtetas ka plagosur me armë zjarri në bark, një punonjës I.M.T-së, rreth 50 vjeç qe sapo kish përfunduar zbatimin e një vendimi, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet në sallë nën kujdesin e mjekëve. Autori u kap nga shërbimet”, bën me dije Policia e Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu