Shkoi për të hapur ujin, gjendet i pajetë punonjësi i Ujësjellësit (FOTO-EMRI)

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Delvinë, ku punonjësi i Ujësjellësit mbrëmjen e djeshme është gjetur i pajetë.

Bëhet me dije se është gjetur i pajetë Luan Mushi, 50 vjeç, banor i Bamatatit. Mësohet se Mushi, punonjësi i Ujësjellësit kishte shkuar te depoja për të hapur ujin në orarin e caktuar, por ishte vonuar që të kthehej në banesë.

Familjarët të shqetësuar kanë shkaur në vendin e punës së 50-vjeçarit, ku e kanë gjetur të pajetë.

Dyshohet se Mushi ka humbur jetën si pasojë e një infraktti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu