Shkrimi i publicistes Bahiti, jehonë në mediat ndërkombëtare

0

Shkrimi i Drejtoreshës së Infowebtv, Anisa Bahiti, “Vetëm Erdogan mund t’i mbrojë fëmijët e pafajshëm të Palestinës”, ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

Jehona e shkrimeve të Bahitit, është kthyer tashmë një viral i fuqishëm për mediat ndërkombëtare. Dhe këtë herë sytë e tyre, nuk janë kthyer ndaj politikës së Shqipërisë, por për zërin dhe mesazhet e qëndrueshme që ka përcjellë në publicistikë. Zonja Bahiti, ka marrë mjaft mesazhe falenderimi dhe vlerësimi ndaj shqiptarëve të diasporës dhe ndaj shtetasve brenda territorit Shqiptar.

Ky shkrim është ribotuar në disa gjuhë si anglisht, turqisht, arabisht, maqedonisht, frëngjisht dhe spanjisht.

Opinioni mbarë botëror është duke përjetuar me ankth konfliktin e përgjakshëm mes Izraelit dhe Palestinës. Pasojat po i vuajnë civilët e pafajshëm e për më tepër fëmijët ku deri më tani janë regjistruar me dhjetëra viktima.

Nisur nga ky realitet i dhimbshëm, Drejtoresha e Infowebtv, Anisa Bahiti publikoi një opinion të sajin i cili pati jehonë dhe u ribotua në mjaft vende të botës përfshi Turqinë e vendet arabe e deri në Indi dhe Indonezi.

Kjo është analiza e publikuar nga Anisa Bahiti:

Vetëm Erdogan mund t’i mbrojë fëmijët e pafajshëm të Palestinës

U bë kohë, që para fillimit të Pranverës Arabe, që nuk kishim dëgjuar më për konfliktin e brendshëm izraelito-palestinez. Lufta e përgjakshme 10-vjeçare në Siri, rënia e dhunshme e sistemeve politike në Egjipt, konflikti dhe shkatërrimi i Jemenit, kriza e brendshme trevjeçare në Liban, ka bërë që arabët të merren jo vetëm me problemet e brendshme të tyre, por edhe t’i harrojnë palestinezët dhe çështjen palestineze.

Gjendja është rikthyer atje ku ka qenë në Intifadën e parë dhe të dytë. Izraeli dhunon ushtarakisht xhaminë “Al Aksa”, objektin më të shenjtë fetar në botë. Pikërisht atë, xhaminë “Al Aksa” të Al Kudsit. Dhe kaq mjafton për të rifilluar konflikti deri i tani i heshtur.

Viktimat e këtij konflikti dihen si gjithnjë, fëmijët e pambrojtur palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Gaza. Makina ushtarake dhe politike e Izraelit është shumë më e fortë se ajo e autoritetit palestinez në Bregun Perëndimor apo të Gazës. Vendet arabe janë duke u marrë me problemet e brendshme të tyre dhe disa shtete të tjera, si: Emiratet apo Arabia Saudite shohin përfitimet politike dhe ekonomike nga marrëdhëniet e reja me Izraelin.

Të gjithë qëndrojnë duke vështruar tragjedinë e Gazës. Vetëm Turqia e fuqishme mund ta bëjë Izraelin e Netanjahut, të ndalë dorën ushtarake kundër palestinezëve. Si në kohën e Ehud Olmertit, -ish kryeministri i burgosur për korrupsion, i cili për të shmangur burgun, nisi luftën në Liban. Në të njëjtën mënyrë po vepron edhe Netanjahu. Për të rifituar zgjedhjet e shpeshta, të cilat nuk prodhojnë stabilitet të brendshëm në Izrael, përdor forcën dhe Palestinën, si kartë politike të brendshme.

Kjo krizë ka vetëm një zgjidhje. Marrjen në mbrojtje të civilëve dhe fëmijëve palestinezë nga Turqia dhe presidenti Erdogan. Turqia është vend i NATO-s, me një ushtri shumë të fortë e të konsoliduar, është një fuqi rajonale politiko-diplomatike-ushtarake, si askush tjetër. Ka një lidership politik jo të konsumuar, si ato të vendeve arabe dhe është i vetmi shtet që realisht Izraeli ka frikë. Sa me shpejt të ndërhyjë Turqia në mbrojtje të civilëve dhe fëmijëve palestinezë, aq më shpejt përfundon ky konflikt absurd dhe i përgjakshëm, i cili ka mundësi të shmanget. Ndaj të gjithë i kanë sytë tek Turqia dhe presidenti Erdogan.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu