Shkrimi në hyrjen e këngës së Loredanës dhe Mozzik do t’ju bëjë ta ndaloni dhe ta përktheni menjëherë

0

Dyshja shumë e përfolur e showbiz-it shqiptar, Loredana dhe Mozzik kanë bashkuar forcat me njëri-tjetrin për një rikthim të fuqishëm në muzikë si dyshe me një album të plotë! Të gjithë kishim menduar se ata do të sillnin vetëm një këngë, por Mozzik e Loredana paskan punuar për diçka akoma më të madhe. Albumi i ri i dyshes mban titullin “No rich parents” me këngët e të cilit po njihemi dita-ditës.

E teksa të gjithë prisnin me padurim projektin e ri të dyshes të titulluar “Nëse don” me shumë mundësi është  anashkaluar teksti që shfaqet në fillim të këngës për të shkuar direkt te tingujt e këngës.

Por po ju rikthejmë edhe njëherë në vëmendje këto fjalë të shkruara në gjuhën gjermane, ku thuhet se të ardhurat e videoklipit do të shkojnë për fëmijët e braktisur dhe ato në nevojë.

“No Rich Parents ka një kuptim të rëndësishëm për ne, dhe nuk është titulli i këtij albumi. Për këtë arsye, ne kemi vendosur që buxhetin e videoklipit ta dhurojmë në fondacionin “SOS Fshatrat e Fëmijëve” në Kosovë dhe për fëmijët e braktisur dhe në nevojë në të gjithë botën. Çdo kontribut sado i vogël ndihmon për të bërë një ndryshim të madh”, shkruhet në hyrje të klipit.

Po ashtu, Mozzik dhe Loredana kanë vendosur në përshkrimin e këngës në “YouTube” edhe linkun ku mund të kontribuoni. Ky gjest human nga ana e dyshes meriton një duartrokitje të madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu