Shkuan për haycking në Malin e Dajtit, zbulohet kë takoi për herë të fundit në Tiranë njeriu më i kërkuar në Poloni

0

Andrzej Izdebski i ka thënë se ndjente një dhimbje kraharori. Dy ditë më pas pasditen e 20 Qershorit,  ai u gjet pa jetë në krevat në një apartament tek pallatet Agimi,  si pasojë e një arresti kardiak.

Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu ka mundur të ndërtojë kronologjinë e asaj çfarë ndodhi 24 orët e fundit në jetën e Andrzej Izdebski, njëri prej tregtarëve më të njohur të armëve me origjinë polake. Paraditen e të shtunës 18 Qershor 2022, 73-vjeçari polak nën shoqërinë e disa miqve, mes tyre një ish drejtor i kompanisë shtetërore të shitjes së armëve MEICO kanë shkuar për haycking në Malin e Dajtit.

Më pas kanë drekuar dhe kanë ardhur në Tiranë. Ish drejtori MEICO e ka telefonuar në mbrëmje për ta pyetur nëse ishte kënaqur. Andrzej Izdebski i ka thënë se ndjente një dhimbje kraharori. Dy ditë më pas pasditen e 20 Qershorit,  ai u gjet pa jetë në krevat në një apartament tek pallatet Agimi,  si pasojë e një arresti kardiak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu