Shoferja përplasi në trotuar këmbësorët, gruaja e viktimës: Dolëm për të blerë ilaçe, pamë tmerr me sy

0

Gruaja e viktimës, Valetina Hysa ka treguar se kanë parë tmerr me sy kur kishin ngecur poshtë mjetit.Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në zonën e ‘Kodrës së Diellit’ në kryeqytet. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se çifti Hysa, kishin dalë për të blerë ilaçet e tensionit mirëpo u përplasën nga mjeti që po drejtohej nga Elinta Garo. Po ashtu, gruaja e viktimës, Valetina Hysa ka treguar se kanë parë tmerr me sy kur ishin poshtë mjetit. Sipas saj, 29-vjeçarja tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes duke u kthyer mbrapsht.

Fatkeqësisht, sot ndërroi jetë 60-vjeçari Begzan Hysa, pasi kishte shumë thyerje në trup nga aksidenti i rëndë i shkaktuar nga 29-vjeçarja. Kjo e fundit, pasi humbi kontrollin e mjetit që drejtonte përplasi fillimisht 27-vjeçaren e identifikuar si Alkuna Telhaj dhe më pas çiftin e bashkëshortëve Begzan dhe Valetina Hysa. Valentina dhe Alkuna janë jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu