Një 15-vjeçar është arrestuar në Spanjë me dyshimin se ka vrarë prindërit dhe vëllain e tij 10-vjeçar, pasi një mosmarrëveshje për notat e tij të ulëta në shkollë.
Tragjedia ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një zonë rurale pranë Elche, 20 km në juglindje të Alicante, ndërsa është bërë me dije tashmë. Ngjarja u zbulua nga motra e nënës e cila vizitoi shtëpinë e familjes për të parë nëse ata janë mirë për shkak se kishte disa ditë që nuk kishte folur me të.
Policia gjeti tre trupa të pajetë brenda shtëpisë, ndërsa arrestoi 15-vjeçarin i cili jetoi me kufomat për tre ditë.
Pas arrestimit, i riu tha se u “grind” me nënën e tij për notat në shkollë dhe për këtë arsye mori armën e të atit për ta vrarë, më pas qëlloi vëllain e tij 10-vjeçar dhe në fund të atin e tij.