Shokuese!/ Pse ekziston mundësia që Kina të pushtojë së shpejti Tajvanin

0

Sot rreziku i vetëm më i madh në botë është gati shumë i dhimbshëm për tu menduar. Brenda 5 apo 6 viteve të ardhshme – ndoshta edhe më shpejt -ekziston një mundësi shumë reale që marrëdhëniet midis Kinës dhe Tajvanit të marrin një kthesë dramatike.

Askush nuk duhet të habitet kur papritmas të dëgjojë një mëngjes lajmet mbi bombardimet e avionëve kinezë mbi Taipei. Por Kina ka edhe disa mundësi të tjera:Ajo mund të pushtojë ishujt Kemoi dhe Matsu, shumë pranë brigjeve të saj, por të pretenduara nga Tajvani. Imagjinoni një moment sikur Kina t’i aneksojë këta ishujt, ndoshta me zero viktima, dhe pastaj të telefonojë Taipei dhe Uashingtonin, për të diskutuar se çfarë duhet të ndodhë më pas.

Tajvani do të duhet të mendohet gjatë dhe shumë. Por vënia në shënjestër e ishujve Kuemoi dhe Matsu, vështirë se do të ishte ndonjë gjë e re për Kinën. Në vitin 1958 Tajvani i mbrojti këto ishuj me mbështetjen e SHBA-së pas një inkursioni të beftë kinez.

Ai sulm u pasua nga një ngërç i paqartë. Gjithashtu pati një krizë të fortë në vitet 1954-1955, sërish me rezultate jo përfundimtare. Një përballje e mundshme sot në funksion të rritjes së fuqisë ushtarake dhe ekonomike kineze, kërkon një llogaritje krejtësisht të ndryshme.

A do të fillonte SHBA-ja një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Kinës për hakmarrje?

Kjo duket e pamundur, ashtu si edhe skenari i një bllokadë detare, që mund të nxiste një luftë të madhe. Ndoshta SHBA-ja do të vendoste disa sanksione, por ajo vetë është shumë e varur ekonomikisht nga Kina, ndërsa edhe Bashkimi Evropian e cilëson shpesh Kinën si partneren më të rëndësishëm tregtare.

Për kinezët çdo sanksion që mund të vendoset ndaj tyre mund të shihet si një çmim që ia vlen të paguhet. Tek e fundit, presidenti Xi Jinping dhe Partia Komuniste Kineze kanë theksuar në mënyrë të përsëritur përparësinë që ka për ta çështja e Tajvanit. Ata nuk do ta bënin këtë gjë në rast se nuk do të ishin të gatshëm të merrnin parasysh disa rreziqe.

Argumenti më i zakonshëm kundër veprimit të afërt të Kinës mbi Tajvan, është se “koha është në anën e Kinës”. Madhësia e ekonomisë së Kinës në krahasim me atë të Amerikës, ka të ngjarë që të rritet me kalimin e kohës, kjo bashkë edhe me aftësitë relative ushtaraketë Kinës.

Por PBB-ja e Kinës si pjesë e PBB-së globale, mund të jetë tashmë afër një kulmi, në varësi të ecurisë sëpjesës tjetër të botës. Ndërkaq, Kina duhet të shqetësohet edhe për rritjen e Indisë, riarmatosjen e vazhdueshme të Japonisë, dhe nga një Azi Juglindore ndoshta e pabindur ndaj diktatit të saj.

Ndërkohë, vetë Partia Komuniste Kineze mund të përballet me një përçarje të brendshme, në rritje dhe të humbasë një pjesë të kontrollit të saj ndaj pushtetit. Nëse Kina do të marrë masa të rëndësishme kundër Tajvanit, sot mund të jetë koha më e mirë për ta bërë këtë.

Evolucioni i teknologjive ushtarake, duket se mbështet një veprim më të shpejtë dhe jotë vonë të Pekinit. Edhe një Kinë shumë e fuqishme, mund ta ketë të vështirë ta pushtojë Tajvanin pas 20 vjetësh. Në momentin aktual, aftësitë mbrojtëse të Tajvanit duken shumë të reduktuara.

Momenti favorshëm është një tjetër arsye pse Kina mund të vendosë që të veprojë së shpejti. Kohët e fundit Pekini e ndryshoi statusin e Hong Kongut, dhe ka ndërmarrë hapa gjithnjë e më konkrete për të forcuar kontrollin e tij në provincën e Xinjiangut, duke u përballur në të dyja rastet me një kundërshtim ndërkombëtar që është modest dhe më se i menaxhueshëm.

Dhe kur vendet futen në një rrugëtimi kaq agresiv, ndonjëherë është e vështirë që t’i ndalësh ato. Si ushtria kineze po ashtu edhe infrastruktura organizative e Partisë Komuniste, janë aktualisht të orientuara drejt “zgjidhjeve” dhe aktivizmit.

Kina është mësuar të marrë kritika nga vendet e tjera, dhe duket se udhëheqësit e saj po e konsolidojnë pushtetin e tyre. Për shkak të suksesit të saj në ndalimin e përhapjes së pandemisë, Partia Komuniste gëzon aktualisht një status që mund ta ketë të vështirë ta rimarrë në të ardhmen.

A është e mundur që partia ta frenojë tani këtë proces, dhe ta rifillojë atë 20 vjet më vonë? Ndoshta po, por sërish pikëpamja se Kina është e përgatitur për të ndërmarrë shumë shpejt një sulm ushtarak ndaj Tajvanit është shumë e besueshme.

Së fundmi, Kina mund ta cilësojë Joe Biden si një president relativisht të dobët të SHBA-së. Administrata e Barak Obamës, pjesë e së cilës ishte edhe presidenti aktual, ishte relativisht e paanshme ndaj ekspansionizmit kinez në Detin e Kinës Jugore. Partia Demokratike duket në tërësi më e shqetësuar për Rusinë.

Ndoshta të vlerësuarit e Biden si një udhëheqës i butë do të ishte një llogaritje e gabuar, por vështirë se zbehet besueshmëria e kësaj teze, nëse mendohet që Pekini mund ta ketë një qëndrim të tillë. Para takimit të parë ballë për ballë midis zyrtarëve amerikanë dhe kinezë muajin e kaluar, negociatorët kinezë folën me një gjuhë të vrazhdë dhe jo-bashkëpunuese për Amerikën.

Motivi më i nënvlerësuar në politikë është sinqeriteti, dhe kinezët mund të besojnë se është koha për tejkalimin e Amerikës. Parë nga kjo perspektivë, dhe nga këndvështrimi më i gjerë i historisë botërore, një lëvizje e madhe kineze kundër Tajvanit – madje shumë shpejt – nuk do të ishte aspak një surprizë.

 

Burimi : Bloomberg View

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu