“Shpejt se po të hyn hajduti”- Burri kthehet me vrap në shtëpi, por gjen dashnorin e gruas

0

Një histori e denjë për një film është ajo që ka ndodhur në një familje në provincën e Frosinone në Itali.

Një burrë, i cili u largua nga shtëpia e tij në Ceccano (Frosinone) për arsye pune, mori një telefonatë nga fqinjët e tij për ta lajmëruar se banesa e tij ishte në rrezik serioz, të bindur se personi që kishin parë të hynte në shtëpinë e tij ishte hajdut.

Burri, menjëherë ka mbyllur telefonatën me fqinjin dhe ka lajmëruar karabinierët, e është nisur sërish mbrapsht në shtëpi.

Por në vend që ta gjente banesën të grabitur, ai u përball “me një hajdut të zemrës së një gruaje”, shkruajnë mediat italiane.

Personi që fqinjët kishin parë duke hyrë në shtëpinë ngjitur ishte, në fakt, i dashuri i gruas që jetonte në këtë banesë.

“Hajduti i zemrave u përpoq të arratisej, por u ndalua nga policia”, shkruan TGcom.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu