Shpërndanin drogë në klube nate dhe në afërsi të shkollave, kush janë 15 të arrestuarit, mes tyre një femër (EMRAT)

0

15 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi shpërndanin lëndë narkotike në klubet e natës dhe në afërsi të shkollave.

Ndërkohë janë zbardhur emrat e të arrestuarve, mes tyre edhe një femër. Si rezultat i operacionit policor antidrogë të koduar “TENTAKULAT”, u vunë në pranga shtetasit:

Erkin Hima

Edis Hallkokondi

Rando Muçollari

Arlend Muçollari

Lubjan Heri

Sergej Muhollari

Emiljano Karaj

Henri Katroshi

Igli Eski

Reshit Kurtesh

Devis Zypçe

Klajdi Papa

Armand Sula

K. Begaj (femër)

Bledar Krasniqi

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, në kuadër të këtij procedimi penal, janë sekuestruar në total:

• 745 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje;
• 110 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza;
• 1.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza;
• shuma parash, në euro, dollarë dhe lekë;
• 5 peshore elektronike;
• 25 aparate celulare dhe
• 6 automjete, 1 motomjet dhe 1 biçikletë, që përdoreshin për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndët narkotike, kryesisht kokainë dhe heroinë, e tregtonin ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në lokale nate. Gjithashtu, disa prej këtyre shtetasve siguronin lëndën narkotike kanabis dhe tentonin ta shisnin edhe në afërsi të disa shkollave në qytetin e Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu