Shpërthen bombola në shtëpi, plagosen dy anëtarë të familjes

0

Dy persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në Durrës, pasi bombola e gazit të cilën ata e kishin në përdorim ka shpërthyer.

Të plagosur kanë mbetur dy anëtarë të një familje, të cilët ndodhen në spital dhe po marrin mjekim.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 19.02.2021, në orën 08:35, në urgjencën e spitalit rajonal Durrës janë paraqitur për të marrë mjekim shtetasit S. S. dhe R. S, banues në Arapaj, Durrës, të cilët kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit në banesë.

Shtetasit S. S. dhe R. S. ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu