Shpërthim tritoli pranë shtëpisë së gazetarit, autori filmohet teksa zbret nga makina (Emri)

0

Vihet tritol në shtëpisë e gazetarit Elidon Ndreka në Lezhë.

Një shpërthim me tritol ka ndodhur pranë shtëpisë së gazetarit Elidon Ndreka në Lezhë.

Policia njofton se rreth orës 00:30, në fshatin Balldre, të Lezhës, në pjesën e jashtme të hyrjes së shtëpisë ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Report Tv mëson se një automjet është filmuar nga një kamer sigurie, nga i cili ka zbritur një person dhe ka vënë lëndën plasese dhe më pas është larguar.

“Më datë 30.10.2020, rreth orës 00:30, në fshatin Balldre , Lezhë, në pjesën e jashtme të hyrjes së banesës së shtetasit E.N, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, thotë policia.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu