Shpërthimi i bombulës në Velipojë, ndërron jetë anëtari i dytë i familjes Gjoka

0

Klarisa Gjoka, 15 vjeçe, ka ndërruar jetë ditën e sotme në Itali, pas djegieve që mori kur bombula e gazit shpërtheu para disa javësh në Velipojë.

Pavaresisht trajtimit mjekesor Klarisa Gjoka 15 vjece nuk mundi tju mbijetoje plageve te marra. Pak ditë më parë ndërroi jetë dhe motra e saj 19 vjeçare, Danjela Gjoka, e cila këtë verë pritej të vishte vellon e bardhë. (Lexo ketu)

Një tragjedi tepër e rëndë ka qenë ajo e mëngjesit herët të 4 korrikut në Velipojë, aty ku bombula e gazit shpërtheu në hotelin në pronësi të familjes Gjoka, duke shkaktuar djegie të rënda për katër anëtarët e familjes.

Brenda në hotel nuk kishte turistë, por ndodheshin vetëm familja Gjoka, pa kryefamiljarin i cili ndodhet në Itali. E shoqja me tre fëmijët (Alketa Gjoka 40-vjeçe, Klarisa Gjoka 15-vjeçe, Danjela Gjoka 18-vjeçe dhe Enriko Gjoka  19-vjeç) kishin ardhur në hotel për ta bërë gati për sezonin e verës.

Dyshohet se ka pasur një rrjedhje gazi dhe në momentin që kryefamiljarja ka shkuar të bëjë një kafe në mëngjes, ka ndodhur dhe shpërthimi. Këto detaje u rrëfyen nga një i afërm i familjes, i cili tregoi gjithashtu se trupat e katër anëtarëve të familjes Gjoka u gjetën pranë pishinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu