Shpërthimi i makinës në Tiranë, dalin emrat e të plagosurve, shoferi me precedentë

0

Mikel Harizaj dhe Serini Dumi janë dy personat, të cilët u plagosën pas shpërthimit të një lënde plasëse në makinën me të cilën ata po udhëtonin në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

Shoferi Mikel Harizaj, 42 vjeç dhe pasagjeri 26-vjeçar Serini Dumi mbetën të plagosur pasi një lëndë plasëse shpërtheu rreth orës 02:50 të mëngjesit në mjetin tip ‘Mazda’ me të cilin udhëtonin e për pasojë u dërguan me urgjencë drejt Spitalit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Mikel Harizaj mësohet se është një emër i njohur për policinë, me precedentë të mëparshëm kriminalë, pasi në vitin 2012 ka plagosur me granatë tre persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu