Shpërthimi në Lushnje/ Tre të plagosur ende në spital, mes tyre dhe deputeti i PS

0

LUSHNJE- Shpërthimi tragjik që ndodhi në Lushnje dy ditë më parë, solli vdekjen e dy personave. Nga shpërthimi pati edhe të plagosur. ku tre prej tyre vijojnë të jenë të shtruar në spital, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela. Sokol Lumi dhe Bujar Çela, ndodhen nën kujdesin e mjekeve në spitalin e Traumës, ndërsa në Lushnje ndodhet i plagosuri tjetër.

Ndërkohë kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa tha për mediat se është përgatitur grupi i ekspertëve dhe ditën e hënë do të fillojë verifikimi i të gjitha banesave dhe bizneseve të cilët janë dëmtuar nga shpërthimi. Ditën e djeshme Prokuroria nisi hetimet në dy pista, ajo e shpërthimit pasi vinçieri preku telat e tensionit të lartë, dhe pista tjetër është saldimi pranë bombolave të gazit.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi pasditen e 1 marsit, ku të vdekur mbetën babë e bir Roland dhe Elidon Hoxha. Pas shpërthimit babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu