Shpëton për mrekulli qytetari, pema palos biçikletën në Elbasan

0

Gjatë ditës së sotme vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme në disa akse rrugore.

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në qytetin e Elbasanit në zonën e quajtur ‘Fusha e Loparit’, ku siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga InfoWeb.tv pema ka rënë sipër biçikletës gjatë kohës kur qytetari po lëvizte.

Si pasojë e këtij aksidenti nuk ka pasur të lënduar, por është shkaktuar trafik për një kohë të shkurtër dhe automjetet e kanë pasur të vështirë të lëvizin.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat policore për të normalizuar trafikun dhe kanë kryer veprimet proceduriale të nevojshme.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu