Shqipëri-Poloni/ Mbyllet pjesa e parë/ A do shënojnë kuqezinjtë në të dytën?

0

Është mbyllur pjesa e parë 0 me 0 midis Shqipërisë dhe Polonisë në “Air Albania ” stadium, ku duhe theksuar se ajo që ra më shumë në sy është mbështetja mjaft e zjarrtë e tifozëve kuqezi.

Kanë mbetur dhe 45 minuta për të luajtuar të gjitha shanset për të marrë një 3 pikësh të artë mbrëmjen e sotme, i cili me të gjitha gjasat do i mundësonte Shqipërisë kalimin në fazën play-off të Kupes se Botes Katar 2022.

Duke pasur parasysh rëndësinë që ka ndeshja e sotme për vendin e dytë në grupin I, të dy skuadrat u treguan mjaft të kujdesshme në pjesën e parë. Duhet theksuar se deri më tani, i riu Marash Kumbulla është treguar një profesionist i vërtetë, duke arritur të mbulojë mjaft mirë gjigandin Robert Leëandowski

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu