Shqipëria feston Pavarësinë/ Tanket serbe parakalojnë disa km larg Kosovës

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit tankeve T-72MS në Kazermën “Mija Stanimirović” në Nish.
Nga mediat serbe raportohet se se në këtë ceremoni po prezantohen mjetet e blinduara e dhuruara nga Rusia.
Në këtë shfaqje janë zbuluar 11 tanke T-72MS dhe 10 automjete të blinduara BRDM-2. Ceremonia është kryesuar nga zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Serbisë dhe Ministri i Mbrojtjes, Dr. Nebojsa Stefanovic dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Gjeneral Milan Mojsilovic.
Gjithashtu i pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe ambasadori rus Alexander Bocan-Kharchenko.
Ndërkohë presidenti Vuçiç është njohur nga afër me karakteristikat teknike të tankeve dhe automjeteve të blinduara dhe ishte veçanërisht i interesuar për mendimin e anëtarëve të njësisë së blinduar të Ushtrisë Serbe.
Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë kërcënoi se nëse ndasitë me Kosovën nuk do të zgjidhen me dialog dhe kompromis, dy fqinjët i pret një konflikt i mundshëm, si ai për autonominë e Nagorno-Karabakut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu