Shqipëria skuqet nga infektimet e Covid. Rikthehet numri i lartë i vdekjeve

0

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 8,327 testime, 1,801 qytetarë të infektuar, 4 humbje jete dhe 303 të shëruar në 24 orët e fundit

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 8,327 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,801 qytetarë, në këto bashki: 914 në Tiranë, 95 në Durrës, 64 në Elbasan, 59 në Shkodër, Fier, 52 në Vlorë, 45 në Gjirokastër, 43 në Lezhë, 31 në Lushnje, 28 në Sarandë, Korçë, 27 në Mat, 26 në Berat, 24 në Kamëz, 22 në Vorë, Kavajë, 21 në Divjakë, 15 në Kurbin, Pogradec, 10 Peqin, Gramsh, 11 në Patos, Tepelenë, Vau i Dejës, Mallakastër, 9 në Dropull, Kuçovë, në Kukës, Përmet, Librazhd, 7 në Krujë, 6 në Malësi e Madhe, Memaliaj, Dimal, Skrapar, Poliçan, Cërrik, Prrenjas, 5 në Delvinë, Këlcyrë, Kolonjë, 4 në Tropojë, Konispol, 3 në Dibër, Himarë, Devoll, 2 në Shijak, Rrogozhinë, Selenicë, Maliq, 1 në Has, Mirditë, Bulqizë, Klos, Rroskovec, Belsh. Janë 12,283 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Një qytetar nga Berati 58 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 64-65 vjeç, një qytetar nga Vlora 70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 303 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,967 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Janar 2022) Raste të reja ditore 1,801 Të shëruar në 24 orë 303 Të shtruar në spitale 114 Humbje jete në 24 orë 4 Testime ditore 8,327

Testime totale 1,524,940 Raste pozitive 218,487 Raste të shëruara 202,967 Raste Aktive 12,283 Humbje jete 3,237

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,962 Fier 1,111 Durrës 995 Elbasan 856 Shkodër 762 Vlorë 765 Berat 425 Gjirokastër 460 Lezhë 365 Korçë 310 Dibër 172 Kukës 100

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu