Shqiponjat ndalojnë për “kontroll rutinë” 23 vjeçarin ,ja çfarë i gjejnë

0

Një 23 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi nga kontrolli që i kanë bërë efektivët e Shqiponjave, i është gjetur një sasi droge me vete.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Gj., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis”, njofton Policia.

Gjithashtu, në pranga kaën rënë dhe disa persona të tjerë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa ka dhe të tjerë të shpallur në kërkim.

Njoftim/ Policia e Tiranës

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Gj., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H.(S)., 26 vjeç, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, ka goditur me grushte shtetasin M. Zh., 29 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. M., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ndalimi i shtetasit V. K., 28 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. H., 35 vjeç dhe V. H., 56 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

E. K., 22 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Kamzë, aksidentoi me pasojë vdekjen këmbësorin me iniciale H. A.

•Më datë 29.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. K., 36 vjeç, sepse pas një konflikti për parkimin e mjetit, ka goditur me grushte shtetasin A. A., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

•Më datë 29.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E. P., 27 vjeç, pasi në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasin E. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu