Shqiptarët e gjobitur nga shteti grek për tejkalim afati të qëndrimit, rimbursohen nga shteti shqiptar

0

Të gjithë qytetarët që disponojnë dokumentin e pagesës së gjobës së autoriteteve greke për shkak të kalimit të afatit të qëndrimit në Greqi, do të marrin rimbursim nga shteti shqiptar.

Të gjithë qytetarët që disponojnë dokumentin e pagesës së gjobës së autoriteteve greke për shkak të kalimit të afatit të qëndrimit në Greqi, do të marrin rimbursim nga shteti shqiptar. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ata shqiptarë që kanë marrë gjoba në Greqi për shkak të tejkalimit të afateve të qëndrimit për shkak të mbylljes së kufijve nga pandemia e COVID-19, do të rimbursohen nga shteti. Ata duhet të aplikojnë në Drejtorinë e Tatimeve dhe duhet të zotërojnë dokumentet përkatëse.

Sipas Ramës ka pasur një mirëkuptim me qeverinë greke, që shqiptarët me leje të përkohshme qëndrimi nuk u penalizuan masivisht për shkeljen e pavullnetshme të afateve, por ka disa raste të kufizuar që janë vendosur gjoba dhe për këtë do të përgjigjet shteti shqiptar.

“Janë të lutur të aplikojnë për rimbursimin: https://www.tatime.gov.al/…/njoftim-per-rimbursimin-e-gjoba…Si rezultat i mirëkuptimit të qeverisë greke dhe angazhimit personal të kryeministrit Mitzotakis, shqiptarët me leje të përkohshme qëndrimi nuk u penalizuan masivisht për shkeljen e pavullnetshme të afateve. Por sidoqoftë është verifikuar një numër i kufizuar rastesh kur janë vendosur gjoba dhe siç jam zotuar ato do të rimbursohen nga shteti shqiptar. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi’, shkruan Rama.

Cilat janë dokumentet që shqiptarët e gjobitur duhet të disponojnë? Si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, qytetarët shqiptarë që kanë tejkaluar afatin e qëndrimit jashtë Republikës së Shqipërisë gjatë periudhës 10 Mars – 1 Qershor 2020 duhet të disponojë:

-dokumentin që vërteton marrjen e gjobës,

-çdo dokument që vërteton kryerjen e pagesës së saj, si edhe

-të dhënat individuale të llogarisë bankare (të tilla si: emër banke dhe IBAN).

-individët duhet të dorëzojnë dhe një numër kontakti personal.

Dokumentet e mësipërme, të përkthyera dhe noterizuara, duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet shërbimit postar (apo në kutinë postare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu