Shqiptari i vodhi të moshuarës gjerdanin me një përqafim. I kërkon falje gjyqtarit: Isha i uritur!

0

ITALI- E përqafoi duke u shtirur si një i njohur i vjetër dhe i vodhi gjerdanin. Sipas mediave italiane, 18-vjeçari shqiptar, në mesin e muajit korrik ishte afruar me një të moshuar që po pushonte në det dhe vuri në skenë “planin” e tij.

Pasi e përqafoi, i tha: Unë jam një mik i vjetër i nipit tënd, nuk të kujtohet.

Ndërkohë që nga qafa i hiqte gjerdanin. Pak më vonë, i riu ishte zhdukur dhe “viktima” pasi kuptoi se çfarë kishte ndodhur, denoncoi gjithçka në Polici. Pasi u hapën kamerat e sigurisë, i riu u identifikuar dhe u vendos në pranga. Paraditen e djeshme, i mbrojtur nga avokatja Eleonora Nocito, ai pranoi akuzat dhe kërkoi falje për atë që ndodhi.

Ajo tha se e bëri këtë sepse ishte e uritur dhe nuk kishte ngrënë për dy ditë. Ai gjerdan, sapo të shitej do i siguronte shqiptarit disa para për të ngrënë, por në fakt i hapi dyert e burgut./corriereadriatico.it

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu