Shqiptari rrëfen krimin ndaj ‘amerikanit’: U takuam për të sqaruar një sherr por…

0

Shqiptari Izbi Çaushi ka deklaruar se nuk donte ta vriste 47-vjeçarin greko-amerikan dhe se ishin takuar për t’u sqaruar për një sherr që kishte ndodhur vitin e kaluar.

Në dëshminë e tij ai tregon se fillimisht ai e ka kontaktuar viktimën për t’u sqaruar në lidhje me një konflikt që ata kishin me njeri-tjetrin, si dhe pas krimit armën e ka hedhur në det.

“Thjesht donte të blinte 2 gram kokainë nga viktima. Unë shkova të sqarohesha për një sherr që kishim pasur bashkë”, -mësohet të ketë thënë shqiptari.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar në Kalamata ku pas krimit të rëndë shqiptari u arratis ku më vonë u arrestua së bashku me një 34-vjeçar bullgar.

Policia ka gjetur në banesën e tyre dhe një sasi hashashi. Sipas informacioneve, 38-vjeçari shqiptar, i akuzuar për trafik kokaine ka marrë përsipër vrasjen e “amerikanit” dhe ka pretenduar se 22-vjeçari i akuzuar si bashkëpunëtor i tij, thjesht donte të blinte 2 gram kokainë nga viktima.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu