Shqiptari shkon në New York me 40 kg suxhuk, por zbulohet nga qeni

0

 

Një qen nuhatës i njësisë K9, ka gjetur 40 kilogramë suxhuk të futur ilegalisht në aeroportin ndërkombëtar Newark të New Yorkut. Qeni nuhatës që konsiderohet si ekspert i kontrollit të bagazheve Kody, po mbikëqyrte bagazhet që vinin nga Kosova kur alarmoi eprorët e tij për një valixhe të dyshimtë, dhe aty menjëherë reaguan zyrtarët për mbrojtjen e kufijve dhe të doganës. Kur stafi ekzaminoi bagazhet, ata gjetën afërsisht 40 kilogramë “suxhuk derri”, të cilat janë të ndaluara të hyjnë në SH.B.A. nga Kosova.

“Importimi i mishit të derrit, megjithëse në dukje i parrezikshëm për publikun e gjerë, mund të shkaktojë dëme të mëdha në ekonominë dhe industrinë tonë bujqësore,” shkroi në një deklaratë Troy Miller, Drejtori i Operacioneve në terren të Nju Jorkut.

Pasagjeri nuk ishte në dijeni për moslejimin e transportimit të suxhukut, madje zyrtarëve të aeroportit u kishte thënë se bëhet fjalë “për suxhuk shtëpie”. Ende nuk dihet se çfarë bëri policia me suxhukun e sekuestruar, iu dha qenit si shpërplim apo jo ende nuk dihet.

Burimi:nypost/joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu