Shtab amerikan në Shqipëri, Kollçaku: Përgjigje ndaj Rusisë, Kinës dhe Serbisë

0

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë Bardhyl Kollçaku e konsideron lajm shumë të mirë vendosjen e një baze të forcave speciale amerikane në vendin tonë. Për “ABC News”, ish-zyrtari i lartë ushtarak shprehet se në këtë mënyrë do të synohet kundërpërgjigjia ndaj influencave ruse dhe kineze në Ballkan, gjithashtu edhe ndaj Serbisë.

“Ngritja e këtij shtabi është një lajm i shumë pritur, vjen natyrshëm për vendin tonë, pasi marrëdhëniet me SHBA, janë në nivelin më të lart. Është një përgjigje për këdo, dhe për influencat ruse, kineze. Ky është moment për t’u treguar të gjitha ata që kanë qëllime jo të mira, agresive ndaj rajonit tonë, të mendohen mirë. Kushdo, edhe për disa forca të verbra në rajon që janë ende reminishenca të së kaluarës për disa element në Bosnjës apo armatimin në fqinjin jot verior, Serbia, duhet të mendohen mirë, se rajoni ka vetëm një destinacion NATO dhe BE”, u shpreh Kollçaku.

Nëse vendosja e kësaj baze në Shqipëri e bën vendin tonë shënjestër të sulmeve ushtarake të vendeve të huaja, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA tha se Shqipërinë do ta kenë frikë të tjerët, pasi është në anën e duhur të historisë.

“Ne jemi të ekspozuar dhe kjo nuk na frikëson, kjo na bënë më të vendosur se jemi në anën e duhur të historisë. Ngritja e këtij shtabi tregon që të tjerët të kenë frikë”, u shpreh Bardhyl Kollçaku, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu