Shtëpia e ndarë në dy kampe, ja kush nuk festoi për ditëlindjen e Kiarës (VIDEO)

0

Ditën e sotme Kiara Tito feston sot 27-vjetorin e lindjes dhe festa në shtëpinë e “Big Brother VIP2” ka nisur sapo ka kaluar mesnata. Pasi mori urimet e para nga Arbana Osmani dhe familja e saj, ishte Luiz Ejlli që e surprizoi më pas.

Këngëtari këndoi për moderatoren dhe kjo e fundit iu bashkua për të kërcyer bashkë.

Më pas Vëllai i Madh ka vendosur muzikë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku disa prej banorëve kanë kërcyer dhe festuar së bashku me Kiarën.

Edhe pse ishte festë, u duk se shtëpia më e famshme në Shqipëri u nda në dy kampe. Teksa disa prej banorëve kërcyen dhe u argëtuan në maksimum, kishte nga ata që vetëm ndenjën ulur dhe bënin muhabet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu