Shtëpia në rrezik shembje/ Në Fier, familja nuk merr dëmshpërblimin e tërmetit

0

Familja Kalaja në fshatin Hoxharë të Fierit, prej me shumë se një viti jeton me frikën e shembjes së shtëpisë.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, shtëpia ku jetojnë 7 pjesëtarët e kësaj familje, është thuajse e pabanueshme. Çatia është prishur, muret anësore kanë rënë, ndërsa tavani mbahet nga dy shtylla që ka vendosur kryefamiljari.

Ekspertët e vlerësimit të dëmeve e kanë klasifikuar shtëpinë të pabanueshme, por kryefamiljari nuk mund të dëmshpërblehet pasi nuk zotëron certifikatë pronësie, edhe pse tokën e ka trashëguar nga i ati.

Harrilla punon vetëm kur gjen ndonjë punë, ndërsa bashkëshortja e tij është me probleme shëndetësore. Të ardhurat e familjes janë vetëm 100 mijë lekë të vjetra në muaj, të cilat i përfitojnë nga ndihma ekonomike. Për të siguruar jetën e 3 fëmijëve te tij, ai kërkon ndihmën e shtetit që ti mundësojë një kontenier ku mund të strehohen familjarisht.

Burimi: Top Channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu