Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ja cili është shkaku

0

Është shtyrë seanca gjyqësore në ngarkim të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Shkak është bërë avokati mbrojtjes i Llallës, i cili ka kërkuar më shumë kohë për tu përgatitur me mbrojtjen.

Ndërkohë, trupi gjykues pas miratimit të dorëheqjeve të gjyqtarëve Saida Dollani dhe Dhimitër Lara, tashmë përbëhet nga gjyqtarët Nertina Kosova, Miliana Muca dhe Enton Dhimitri.

Dorëheqja e dy gjyqtarëve ka të bëjë me faktin se të dy këta gjyqtarë kanë dhënë vendim për sekuestrot e pasurive të ish kryeprokurorit Llalla, dhe procedura i ndalon që ata të japin sërish vendim ndaj tij.

Ish-kryeprokurori u dënua më 20 maj nga Gjykata e Posaccme Kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar e cila e dënoi atë me 2 vite. Gjykata po ashtu vendosi ti konfiskohen pasuritë dhe të mos ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite. Gjate mbrojtjes Llalla e cilësoi këtë proces të stisur ndërsa më herët ai është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i

Llalla u mor i pandehur nga SPAK pas një hetimi të nisur për të që prej vitit 2018 nga prokuroria e Durrësit e më pas ish prokuroria e krimeve të rënda. Ish kryeprokurori u shpall fajtor nga GJKKO lidhur me 3 episode, fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu