Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing With The Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhuruan show mbrëmjen e parë dhe mund ta themi tashmë që premiera e “DWTS” nuk zhgënjeu. Pati emocione të forta, kërcime të bukura, pasion dhe atmosferë magjike. Kujtojmë se Top Albania Radio ishte aty dhe do të jetë çdo të premte për t’ju sjellë përmes imazheve dhe video atmosferën e mrekullueshme që është atje, të cilat sigurisht që mund t’i ndiqni vazhdimisht në faqen zyrtare të TAR në Instagram.
Ndërkohë ne ju sjellim renditjen e plotë të mbrëmjes së sotme për vlerësimin e pikëve:
1.Elhaida & Ledian – 59 pikë
2.Isli & Ledia – 53 pikë
3.Ardit & Jora – 49 pikë
4.Arbër & Erisa – 48 pikë
5.Deborah & Niko – 48 pikë
6.Salsano & Lori – 46 pikë
7.Julka & Silvester – 46 pikë
8.Megi & Jurgen – 46 pikë
9.Sara & Luxhino – 46 pikë
10.Irini & Eltion – 43 pikë
11.Elona & Anxhelo – 37 pikë
12.Gent & Emanuela – 35 pikë
13.Alban & Odeta – 33 pikë
14.Ilir & Frenki – 31 pikë
Kjo ishte renditja e të gjithë VIP-ave me pikët e llogaritura për mbrëmjen e parë dhe atë të dytë. Pas votimit të publikut dhe vlerësimeve nga juria çifti i parë i cili la garën ishte Ilir dhe Frenki.