Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit? Shoqërohen në polici 25 persona, shpallet në kërkim një tjetër person

0

 

Në vijim të hetimeve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ditën e djeshme në Elbasan, janë shoqëruar në komisariat 15 persona të cilët mund të kenë dijeni mbi ngjarjen, si dhe është shpallur në kërkim Klement Xhaferri.

Mësohet se në vendngjarje janë gjetur rreth 18 gëzhoja dhe dyshohet se është qëlluar nga dy armë të ndryshme.

Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima nuk ka qenë i armatosur, ndërkohë që pritet ekspertiza e grupit hetimor për të zbuluar se kush ka qenë personi tjetër që ka qëlluar.

Si ndodhi ngjarja?

Struktura e mbrojtjes së votës së Partisë Demokratike në Elbasan, pasi ka konstatuar një automjet me xhama të zinj që lëvizte pa targa në zonë ka njoftuar policinë rreth 20 minuta përpara se të ndodhte ngjarja. Automjeti sipas Partisë Demokratike dyshohej se ishte i mbushur me para në kuadër të planit për blerjen e votës në lagjen ‘5 Maji’.

Drejtuesi i mjetit me xhama të zinj ka debatuar me ish-efektivin e Reneas Arbër Paplekaj, pjesë e strukturave të mbrojtjes së votës në PD, dhe ka njoftuar për ndihmë Pjerin Xhuvanin dhe disa persona të tjerë. Në momentin që debati ka agravuar në përdorimin e armës në vendngjarje ndodheshin dhe efektivët e policisë së bashku me drejtues të komisaroiatit të Elbasanit.

Si pasojë e të shtënave kanë mbetur Emiljano Prenga, Pavlo Vuksani, (anëtarë të SMV), Eltjon Bodinaku (dhëndri i viktimës) dhe Xhensila Sota, efektive e FNSH-së e cila është gjetur në vendngjarje. Sota po rrinte në anë të rrugës me zv. drejtorët e policisë dhe dyshohet se u plagos nga një plumb rikosheht.

Si autor i vrasjes së Xhuvanit është identifikuar Arbër Paplekaj, i cili është një ish-efektiv i RENEA-s i cili për disa vite ka mbuluar çështjet e sigurisë pranë ambasadës amerikane. Paplekaj u vetëdorëzua në repartin RENEA në Tiranë, ku dorëzoi dhe armën e krimit, një pistoletë tip Glock të cilën e kishte me leje.

Ai është shprehur se ka qëlluar me armë në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi grupi i Xhuvanit ka qenë i pajisur po ashtu me armë.

Burimet bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur dhe shtetasi Klemend Xhaferri, i cili në mënyrë të çuditshme, edhe pse e gjithë skena është zhvilluar në sytë e Policisë së Shtetit, ka mundur që të largohet prej aty dhe është shpallur në kërkim nga ana e bluve të Elbasanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu