Si “pasha”, me makina e pije të shtrenjta, në foto me këngëtarë të njohur, kush është polici i arrestuar për drogë

0

Lavdosh Metaj është efektivi i “Shqiponjave” i cili ra në pranga pasditen e sotme në qytetin e Sarandës nga policia dhe SHÇBA. Metaj akuzohet se është i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

38-vjeçari mësohet se është me origjinë nga Fieri por prej disa kohësh banonte në Sarandë ku edhe ushtronte profesionin e tij si efektiv i forcave “Shqiponja”.

Në fotot e siguruara, shihet se Lavdosh Metaj, ishte i apasionuar, pas makinave luksoze, jetës së natës dhe udhëtimeve në vende turistike.

Ndërkohë në disa foto të tjera, Lavdosh Metaj, shihet nën shoqërinë e dy reperëve të njohur Stresi dhe Don Phenom.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu