Si t’i bëni bizhuteritë tuaja të shkëlqejnë sërish, ja 5 hapat që duhet të ndiqni

0

Të gjithë kemi bizhuteritë tona të preferuara dhe më të përdorura. Nga gjerdanet, tek unazat dhe vathët, ato mund të preken pafund gjatë ditës që ne i mbajmë vënë.

Nga përdorimi i tepërt, bizhuterive u ikën shkëlqimi dhe mendimi i parë që na vjen në mendje, është se si t’i rikthejmë ato në formën e mëparshme e si t’i bëjmë të shkëlqejnë përsëri. Ari është një metal i çmuar natyror që ka një ngjyrë të ndritshme. Më poshtë po iu rendisim mënyrat sesi të mund t’i pastrojmë ato në kushte shtëpie.

Si të pastroni bizhuteritë e arit:

Ju mund të pastroni bizhuteritë tuaja ari në shtëpi duke ndjekur këto hapa të thjeshtë:

1.Përzieni pak lëng për larjen e enëve në ujë të ngrohtë (jo të nxehtë).
2. Shtoni disa pika amoniak.
3. Pastrojeni me kujdes bizhuteritë tuaja prej ari me një furçë dhëmbësh të butë.
4. Vendosni bizhuteritë në ujë të vakët për t’i shpëlarë.
5. Thajeni me kujdes bizhuteritë e arit me një peshqir, letër kuzhine ose leckë pambuku.

Shënim: ari është një metal i butë. Kini kujdes gjatë procesit të tharjes dhe mos e fërkoni fort.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu