Zv.kryeministri Arben Ahmetaj hodhi poshtë akuzat e opozitës se qeveria nuk ka bërë detyrën për të trajtuar krizën që pason luftën në Ukrainë. Në seancën e të enjtes, Ahmetaj tha me ironi se qeveria nuk është “profeti që sjell shiun”, ndërsa tha se atë që ka bërë qeveria shqiptare për të mos rritur energjinë elektrike nuk e ka bërë asnjë qeveri në Evropë.
“Ka qenë legjitim dyshimi gjatë muajve të parë apo viteve të parë. Të gjitha familjet sot po kthehen në shtëpi. Po pandemia. E mbani mend që ishin 283 mijë qytetarë që u shërbyen nga qeveria në atë moment. Lufta. Nuk ka nevojë. Ne nuk jemi në kufijtë e luftës fizike. Fati jonë i madh që jemi vend i NATO. Çmimi i naftës. Nuk e dimë kur mbaron lufta.
A e dini që çmimi i grurit është rritur dyfish. Çmimi i energjisë është rritur. Në buxhet e kemi parashikuar se është pjesë e paketës për të mbështetur qytetarët. Mbështetja vetëm me diferencën e çmimit shkon gati 450 mln dollar. Sot kemi nevojë të blejmë. Sepse nuk jemi profetët që sjellin shiun. Dhe as nuk merremi me çmimin ndërkombëtar. Ndërsa qeveria nuk e ndryshoi çmimin.
Nuk e dimë kur mbaron lufta. Nuk ka vend në Europë të bëjë këtë që po bën qeveria shqiptare. Nuk ka rritur çmimin e energjisë edhe pse jemi në krizën më të madhe që nga viti 1978. Rezistenca sociale. Ekonomia ka ndryshuar. Për shkak të luftës është vetë në luftë. Janë çmime që nuk kontrollohen dot. Bordi i Administrimit të naftës po bën transparencë me shumë sukses”, u shpreh ai.