S’ka qetësi te Partizani, drejtuesit gjobisin dy lojtarë për mos paraqitje në stërvitje

0

Te skuadra e Partizanit nuk ka qetësi. Eleminimi nga Conference League nga skuadra e Saburtalos duket se ka nxjerrë në pah disa mosmarrëveshje mes klubit dhe lojtarëve.

Sipas “Panorama Sport” pas çështjes me Egzon Belicën, tashmë drejtuesit e kuq kanë gjobitur edhe dy lojtarë të tjerë, të cilët nuk janë paraqitur në stërvitjet.

Dy lojtarët Sembene dhe Maget kërkojnë të largohen, por klubi ka refuzuar.  Në shenjë proteste, dy lojtarët nuk janë paraqitur në stërvitje prej 10 ditësh, madje nuk kanë pranuar të udhëtojnë me ekipin në fazën përgatitore në Pogradec. Pas këtij hapi të tyre, klubi ka bërë goditjen e radhës, duke i gjobitur me nga 1500 euro gjobë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu