Skandal tek ‘Syri i Kaltër’/ Nuk lejohet të lahesh, por dhjetëra turistë s’duan t’ia dinë

0

Syri i Kaltër është i shpallur monument natyre në Shqipëri dhe është padyshim një nga atraksionet më të mëdha në vend. Por autoritetet kanë vendosur që atje të mos lahet askush që e viziton.

“Mos u hidhni në ujë,”-shkruhet në shqip dhe anglisht në tableat e parkut, por askush nuk i respekton. Një video e postuar në Facebook tregon dhjetëra turistë, vendas dhe të huaj, të cilët kanë si “mision” që të shkelin rregullat. Ata madje as nuk dëgjojnë thirrjet e një të riu për të dalë nga uji, kur i tregon se kjo gjë nuk lejohet.

VD- Skandal tek ‘Syri i Kaltër’/ Nuk lejohet të lahesh,

Ndërkohë që askund nuk vihet re asnjë shenjë apo person që duhet të ruajë pasurinë natoryre të vendit. Ndërgjegjia nuk po dëgjohet më nga askush, por edhe shteti u ka lënë ‘dorë të lirë’.

Problemi është që nuk kujdesen as për veten, pasi as sa edhe i bukur, Syri i Kaltër është edhe i rrezikshëm  Sipas specialistëve shqiptarë që kanë studiuar Syrin e Kaltër, burimi ka një rrjedhje mesatare prej tetëmbëdhjetë metra kub për sekondë. Ky shkarkimin masiv uji e bën zhytjen shumë të vështirë dhe të rrezikshme, por duket se nuk i shqetëson as siguria e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu