Skënder Brataj tregon dy problemet shëndetësore mund të ketë patur shoferi: Uli kokën mbi timon dhe…

0

Një aksident i frikshëm ka ndodhur paraditen e kësaj të hënë në Tiranë, ku një autobus i linjës së “Unazës” është përplasur me disa automjete, duke lënë pas edhe 9 qytetarë të plagosur, mes tyre edhe shoferi i urbanit.

Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, ka rrëfyer se ekipi i parë mjekësor që shkuan në vendin e ngjarjes fillimisht u afruan te shoferi i autobusit së “Unazës” i cili teksa u pyet nuk kujtonte asgjë nga skena.

Sipas Bratajt nga ana e shoferit nuk kishte frenim të autobusit, duke vërtetuar se ai nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Më tej mjeku ka treguar dhe problemet shëndetësore që mund të ketë patur shoferi, duke theksuar më tej se gjatë testit të alkoolit dhe drogërave ai ka dalë me përqindje zero.

“Ekipi që ka shkaur në vendin e ngjarjes ka marrë shoferin të parin ka referuar që nuk kujtotne asgjën nga skena. Nuk kishte frenim të autobusit gjë që vërteton se ishte gjendja jo e mirë shëndetësore e shoferit.

Fatmirësisht nuk pati pasoja të rënda, mendoj se nuk ishte shpejt makina. Po të ishte shpejtësia e lartë do të kishim shumë të plagosur në autbus. Cilat mund të jenë arsyet? Ne i themi gjendje elipotemie ose sinkope, humja e koshiencës për pak sekonda ose kur nuk kujton asgjë. Kjo gjendje mund ti ndodhë kujtdo. Gjendje elipotemie eshtën jë ulje e thjeshtë e presionit në moment, ku truri nuk furnizohet me gjak dhe humbet koshiencën. Në momentin që shtrihesh kthehet kujtesa ose je si i përgjumur, domethënë dëgjon se çfarë flasin por nuk reagon dot.

Ndërsa sinkope, ke humbur komplet koshiencën dhe nuk reagon dhe nuk frenon dot. Që mund të jenë ptologji tën dryshme ose oërdorim substancash, si alkolli, droga ose heroina.

Niveli i alkoolit ishte zero dhe niveli drogërave zero dhe sigurisht që mund të jetë pjesë e sëmundjes. Dimensioni apo fakti që mund të bëhej një hata e madhe, po të kishte këmbën te gazi mund të bëhej një hata.

Një diabetik nuk mund të ketë drejtim publik të një mjeti të tillë, një epileptik nuk mundet pasi nëse ka një krizë shkakton aksident. Sa i përket autobusave ambulancave, policia, apo taksia që jane shërbime publike duhet të kenë kufizimet e tyre. Kur ne kemi një pacient me ankth dhe ka një periudhë”, tha ai.

Ndërkohë, shefi i qarkullimit për Tiranën Taulant Gjoka, i cili tha se paraprakisht dyshohet se shoferi i autobusit ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Teksa shtoi se të pestë shoferëve u është bërë testi i alkoolit, dhe kanë rezultuar negativë.

“Policia po heton për të parë dhe kënde të tjera të aksidentit, jo vetëm atë që shfaqet në këtë video. Nuk duhet të nxitojmë për të bërë me faj asnjë nga dejtuesit që janë përfshirë në këtë aksident të pazakontë, për sa i përket numrit të mjeteve. Referuar të dhënave që kemi marrë nga grupi ghetomor, mund të themi që kemi të dyshuar drejtuesin e autobusit për shkelje të kodit rrugor. 5 shoferët e përfshirë në aksidnet u janë bërë testet e alkoolit, dhe kanë rezultuar negativë.

Shoferi ka deklaruar se ka qenë jo koshient në momentin e ngjarjes për shkak se ka thënë se vuan nga një sëmundje, e për këtë i është bërë testi i drogës, nuk kujton çfarë ka ndodhur”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu