“Skifterat” bëjnë kërdinë/ Vjedhin 50 shtëpi, banorët: Kemi frikë, flejmë të veshur

0

anorët e fshatit Shënkoll të Lezhës prej 2 muajsh kanë rënë pre e grabitësve. Ata tregojnë se gjatë kësaj periudhe janë plaçkitur 50 banesa, ndërsa “skifterat” marrin çfarë të gjejnë, kryesisht bagëti e mjete pune. Grabitja e fundit ndodhi para disa ditësh në shtëpinë e dy grave.

“Fle e veshur, se vijnë dhe më gjejnë zhveshur. Një javë para më kanë helmosur 3 qen”.-tha një grua për ABC.

“Kemi frikë, s’kemi çfarë bëjnë”.-tha një tjetër.

Në një rast hajdutët kanë marrë dhe një makinë.

“Më kanë vjedhur një makinë, gjeneratorin e dritave, kanë hapur magazinën dhe kanë marrë çfarë kanë gjetur.”-thotë një banor.

Banorët janë të shqetësuar dhe për këtë arsye i bëjnë thirrje shtetit që të vënë dorë.

“I bëjmë thirrje shtetit të vënë dorë dhe të rregullojnë disa ligje”.

Ata dyshojnë se grabitësit janë nga fshatrat pranë. Dy ditë më parë në fshatin ngjitur Zejmen, banorët arritën të kapnin hajdutin, të cilin ia dorëzuan policisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu