“Skifterat” grabisin “Range Roverin” luksoz, por ja sa zgjat aventura

0

Një “Range Rover” luksoz është grabitur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Astirit”. Ngjarja ka nodhur rreth orës 22:00 dhe automjeti luksoz ishte në pronësi të një 37-vjeçari, i cili është person me precedent penalë në fushën e drogës. Pronari i automjetit ka njoftuar menjëherë policinë dhe ka treguar për GPS e makinës.

BW raporton se “Range Roveri” është gjetur pas katër orësh në zonën e Fushë-Krujës, ndërsa autorët e grabitjes ishin larguar. Policia e ka sekuestruar mjetin në cilësi të provës materiale dhe po analizon gjurmët për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu