Soreca e thotë qartë nga Elbasani: Zgjedhjet duhet të jenë të lira, të ndershme, dhe të pranohet rezultati nga të gjitha palët

0

 

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca bëri sot thirrje nga qyteti i Elbasanit që zgjedhjet e 25 Prillit të jenë të ndershme dhe transparente, dhe rezultati i tyre të jetë i njohur nga të gjitha palët.

Soreca kujtoi dhe njëherë tjetër se shitja dhe blerja e votave është një vepër penale, dhe nuk ka vend që të jetë e pranishme në demokracinë e post 30 viteve.

Ambasadori u shpreh më tej se diplomatët do të jenë në terren dhe ditën e zgjedhjeve, për të garantuar mbarëvajtjen e tyre, dhe një proces të rregullt e të qetë.

Soreca:

Përshëndetje, mirëdita të gjithëve, ne vendosëm që të vizitojmë Elbasanin, njësoj siç kemi bërë dhe në qytete të tjera, donim të përcillnim mesazhin që e kemi përcjellë së bashku që në 25 Mars, të kemi një fushatë te qytetarët dhe nevojat e tyre, dhe jo te sulmet dhe intimidimet.

Ua përsëritëm këtë mesazh të gjithë liderve që takuam, dhe mësuam edhe cilat ishin shqetësimet e tyre. Ajo që është e rëndësishme për ne është që këto zgjedhje të jenë të lira, të ndershme dhe transparente, dhe të gjitha palët të pranojnë rezultatin e tyre.

Dëgjuam shqetësime për blerjen e votës, u kujtojmë se kjo është një vepër penale, dëgjuam dhe për shitje vote, mos harroni që dhe kjo është një vepër penale.

Ne do të jemi në vëzhgim të zgjedhjeve, që do të vizitojmë qendrat e votimit. Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu