Ballina AKTUALITET Sot iu bë atentat në Elbasan/ Ardian Çollaku, aksidentoi për vdekje me...

Sot iu bë atentat në Elbasan/ Ardian Çollaku, aksidentoi për vdekje me “Range Rover” një 35-vjeçar në 2017

0

Ardian Çollaku, 50-vjeçarit që iu bë atentat ditën e sotme në Elbasan, nuk është një emër i panjohur për mediat.

Nga atentati në fjalë, i vdekur mbeti 35-vjeçari Lulzim Bitri, që shoqëronte Çollakun, ndërsa ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Subashi në vitin 2017-ë, u bë protagonist i një aksidenti të rëndë në qytetin e Elbasanit, ku i vdekur mbeti 35-vjeçari Ardian Rika, me profesion marangoz.

Subashi që po udhëtonte me mjetin e tij luksoz “Range Rover”, i preu rrugën në mes biçikletës, duke e future 35-vjeçarin Rika poshtë rrotave të makinës.

Por kush është Ardian Subashi dhe si ndodhi aksidenti?

 

Pranë policisë së Elbasanit bëjnë me dije se ai ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë. Të njëjtat burime saktësojnë se Subashi kishte qenë i dënuar në Itali. Madje në momentin e përplasjes ai rezultonte të ishte edhe i dehur.

Në momentin që ka përplasur dy makina Golf, ai ka humbur kontrollin e mjetit duke marrë përpara marangozin, e ka futur mes rrotave bashkë me biçikletën dhe aty ka ndaluar mjetin.
Dëshmitarët në vendngjarje thonë se Subashi ka zbritur nga makina në ato momente dhe ka qëndruar i ulur në trotuar në gjendje shoku.

Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Range Rover” me targa AA 404 PD, ka goditur dy mjete të parkuara duke i shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka aksidentuar me vdekje shtetasin A.R, 35 vjeç banues në Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu