“Sot nuk është ditë për të qeshur”, Basha: Berisha dhe Rama kanë një gëzim që nuk e fshehin dot

0

Lulzim Basha: Sot është një ditë bilanci i të djeshmes tragjike për demokratët dhe për të gjithë shqiptarët, ndonëse ndodhem këtu pothuajse pa pushim nga ngjarja, nuk mund të ndaj asgjë tjetër me demokratët përvecse trishtimit të thellë për atë që ndodhi. Sot nuk është ditë për të qeshur sic bëri ai që ishte pak më përpara. Nuk është ditë për të vallëzuar mbi rrënojat e dhunës. Është një ditë për të përsëritur atë që kemi thënë prej kohësh.

Qëllimi i vetëm i Berishës është qëllimi i deklaruar që në korrik se nëse PD nuk e merrte nën mbrojtje kur u shpall non grata atëherë PD nuk do ekzistonte. Nuk ia doli dot, ne qëndruam fort për vlerat tona. Sot nuk mund të kem buzëqeshje në fytyrë. Për fat të mirë dje nuk u derdh gjak ashtu sic kishte planifikuar Berisha me një grusht kriminelësh.

E di se ekstimi që pa dje kur pa atë dhunë, e ka shoqëruar edhe sot, sic ka shoqëruar edhe Ramën në 21 janar. Rë dy kanë një gëzim që nuk e fshehin dot brenda. Berisha edhe pse dështoi me turp që të merrte PD-në, nuk e fsheh dot eksitimin që i shkakton dhuna. I dyti ishte përfituesi i vetëm i lojës 4 mujore dhe sot e tregoi me daljen e tij të turpshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu