Sot se nesër është shumë vonë – Anisa Bahiti

0

Pas vrasjes makabre të 18-vjeçares nga Kosova e cila u braktis në dyert e spitalit të Ferizajt, reagimi i qytetarëve ka qenë i shumtë.

Një reagim i tillë ka ardhur dhe nga publicistja dhe aktivistja Anisa Bahiti, e cila me një postim në rrjetin e saj social Facebook ka shkruar se vajzat dhe gratë nuk duhet të vriten kurrsesi dhe shoqëria nuk mund të bëjë përpara nëse abuzimet dhe dhuna vazhdojnë të jenë në shifra alarmante.

Postimi i plotë: 

📢 Sot se nesër është shumë vonë ! 📢
Mos i vrisni vajzat ! Mos i vrisni gratë !
Ndërgjegjësohuni se gjinia nuk na bën as superior e as inferior. Sot t’iu themi ndal abuzimeve , dhunës , shtrembërimeve që kërcënojnë vitalitetin dhe qëndrueshmerinë tonë si komb. Nëse numri i martesave me “detyrim” dhe për hir të opinionit publik rritet , nëse vrasim nga xhelozia, nëse numri i atyre që abuzojnë dhe dhunojne rritet , nëse vajzat i vrasim, çfarë të ardhme po i ofrojmë si shoqëri këtij vendi?!

Mos i vrisni vajzat dhe gratë, se bashkë me to keni vrarë nënat , bashkëshortet dhe motrat tuaja.
Kush merr një jetë të pafajshme, vret gjithë njerëzimin ⚫️

A mos vallë duhet diçka më pak për të qenë taleban?!

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu