South Outdoor Festival/ Rama ndan momente nga Borshi: Bëhen pjesë turistë shqiptarë dhe të huaj

0

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele me disa foto nga turistët e huaj që janë bërë pjesë e South Outdoor Festival.

“Mirëmëngjesi dhe me këto copëza momentesh që ofron Borshi, ku turistë shqiptarë e të huaj janë bërë pjesë e South Outdoor Festival, ju uroj të diel të mbarë”, ka shkruar ai krahas imazheve plot ngjyra.

Ky festival, mbledh të rinj dhe entuziastë të muzikës në orët e vona duke bërë që interesi të jetë i lartë.

Ky festival do të zhvillohet për 4 netë me radhë në Borsh, ku për të gjashtin vit radhazi do të mblidhen të rinj të shumtë, të cilët do të shijojnë muzikën deri në orët e para të mëngjesit. South Outdoor Festival është edhe një promotor i zhvillimit të turizmit në jug të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu