Southgate paralajmëron zëvendësime ndaj Hungarisë: Kam shumë lojtarë të mirë në stol

0

Anglia do të zbresë në fushë me shumë zëvendësime në ndeshjen ndaj Hungarisë. Kështu ka paralajmëruar trajneri Gareth Southgate.

Trajneri i “Tre Luanëve” u shpreh se ka në dispozicon lojtarë shumë të mirë që ja bëjnë të vështirë zgjedhjen e 11 prej tyre që do të zbresin në fushë.

“Kam dhimbje koke dhe kryej një krim sa herë që përzgjedh skuadrën. Kemi lojtarë të fortë dhe konkurrencë të madhe për çdo pozicion në fushë. Kam shumë lojtarë që japin maksimumin dhe janë të përkushtuar dhe kjo më pëlqen”, tha Southgate.

Trajneri u shpreh se ajo që kërkon prej djemve është që të jenë një skuadër si në fushë ashtu edhe jashtë saj. “Na duhet vazhdimësia, nuk mund të jemi sot skuadër dhe nesër jo. Të gjithë duhet të ndjehen krenar kur veshin fanelën”, tha ai.

Anglia luan ndaj Hungarisë këtë të martë, ndërsa në nëntor do të presë Shqipërinë në Wembley. Fushatën e mbyll me San Marinon në ndeshjen e fundit. Për të siguruar kualifikimin matematikisht, Anglisë i nevojiten dy fitore nga tre ndeshjet e mbetura.

Ndërkohë, Shqipëria luan ndaj Polonisë ndeshjen vendimtare për play-off.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu