Spartak Braho paralajmëroi vrasjen e tij, Garda e Republikës merr në mbrojtje Enkelejd Alibeajn

0

Garda e Republikës ka marrë masa përforcuese për nën kryetarin e Kuvendit njëherësh kryetar i Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj.

Disa truproja me detyrë ruajtjen dhe sigurinë e tij janë stacionuar në Selinë e Partisë Demokratike dhe në afërsi të Alibeajt.

Në këtë kontekst autoritetet kanë marrë në konsideratë paralajmërimin e ish deputetit Spartak Braho që përmendi inicialet E.A, që sipas tij duhej të bënte kujdes për jetën e tij pasi ka informacione që do të tentohej të eliminohej.

Paralajmërimi i Brahos erdhi një ditë para protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha që nis në orën 12:00 të të shtunës para selisë së PD-së.

Nga interesimi pranë Ministrisë së Brendshme apo policisë nuk ka pasur as pohim por as edhe mohim për thirrjen e Brahos që të sqarojë deklaratën e tij.

Edhe sot Alibeaj u shfaq në selinë e PD-së i shoqëruar nga disa roje private.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu