Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Fier që tronditi opinionin publik.
Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook” Spiropali ka ngushëlluar familjarët, ndërsa shprehet se me mendje dhe zemër ndodhet pranë tyre.
Ajo gjithashtu i bën thirrje institucioneve të zbardhin çdo detaj të vrasjes në mënyrë makabre të 8-vjeçarit.
“E tronditur nga vrasja makabre në Fier. Me mendje dhe zemër pranë familjes së fëmijës në dhimbjen e tyre të paimagjinueshme. Lus mediat të mos e rëndojnë gjendjen e familjarëve me detaje të tepërta të aktit apo vendngjarjes. U bëj thirrje institucioneve të zbardhin çdo detaj të kësaj ngjarjeje të zezë që na lëndon të gjithëve. Shpirti i tij i pafajshëm u prehtë në paqe”, shkruan Spiropali.